• четврток, 25 декември 2025

Një aeroplan i vogël privat u rrëzua në Karolinën e Veriut

Një aeroplan i vogël privat u rrëzua në Karolinën e Veriut

Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) –Disa njerëz humbën jetën pasi një aeroplan privat “Cesna Citiejshën C550“ (Cessna Citation C550) u rrëzua në afërsi të aeroportit rajonal Stejtsuill në Karolinën e Veriut dhe u dogj. 

Zyra e sherifit të qarkut Iredel konfirmoi se disa persona humbën jetën në aksident, por nuk bëri të ditur për numrin. 

Ende nuk dihet qartë sa njerëz ishin në aeroplan, i cili zakonisht ka kapacitet prej tetë deri dhjetë udhëtarë. 

Hetimi për aksidentin po vijon. Të dhënat paraprake të fluturimit tregojnë se aeroplani u ngrit nga aeroporti Stejtsvilli dhe fluturoi vetëm pesë milje përpara se të kthehej dhe të kthehej në aeroport, por shkaku i manovrës është ende i panjohur. Të dhënat e “FlightAware” tregojnë se aeroplani nuk arriti lartësi prej më shumë se 2.000 metrash.

Kushtet e motit gjatë aksidentit ishin të këqija – vranësira të ulëta, dukshmëri më e vogël se tre milja dhe shi. 

Aeroplani i rrëzuar është në pronësi të „GB Aviation Leasing LLC“, që ka lidhje me shoferin e pensionuar të NASKAR, Greg Bifll. Ende nuk dihet nëse Billf ishte në aeroplan në kohën e aksidentit. fc/

Foto: Iks

 

Остани поврзан