• петок, 21 февруари 2025

Njerëzit e parë të BE-së do ta vizitojnë Kievin në përvjetorin e tretë të pushtimit rus

Njerëzit e parë  të BE-së do ta vizitojnë Kievin në përvjetorin e tretë të pushtimit rus

 Bruksel, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajeni dhe Antonio Koshta, të hënën do të vizitojnë Kievin për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, njoftoi DPA.

 Në një postim në rrjetin social X duke paralajmëruar udhëtimin, Koshta ka shkruar se vizita do të "konfirmonte mbështetjen për popullin heroik ukrainas dhe presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike (Volodimir Zelenski).

 Duke vënë në dukje se Zelenski u zgjodh në mënyrë demokratike, Koshta po i dërgon një mesazh të qartë presidentit amerikan Donald Tramp, i cili dje e quajti Zelenskin "diktator" dhe tha se nuk ka legjitimitet demokratik, vëren DPA.

 Komisioni Evropian paraprakisht në fillim të kësaj jave publikoi se Fon der Lajeni dhe komisarët evropianë kanë për qëllim ta vizitojnë Ukrainën për përvjetorin, por në atë kohë nuk u publikuan detaje të mëtejshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан