• сабота, 22 февруари 2025

Rubio: Trampi dhe Putini do të takohen vetëm nëse ka përparim për përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: Trampi dhe Putini do të takohen vetëm nëse ka përparim për përfundimin e luftës në Ukrainë

Uashington, 21 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se takimi i mundshëm mes presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin "në masë të madhe do të varet nga ajo nëse do të ketë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë".

Rubio theksoi se e ka shqyrtuar mundësinë për një takim të tillë me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, gjatë bisedimeve të tij Arabinë Saudite të martën. 

"Nuk do të ketë takim derisa nuk arrihet marrëveshje për atë që do të bisedojmë", i tha Rubio Lavrovit në Riad. 

Ai sqaroi se zakonisht nuk organizohen takime të tilla pa një bazë të arritur më parë për marrëveshje ose të paktën indikacione të qarta se mund të arrihet përparim.

"Domethënë, mendoj se koha e këtij takimi në masë të madhe do të varet nga ajo nëse do të arrijmë përparim në ndalimin e luftës në Ukrainë. Nëse kemi sukses, ndërsa ky takim është hapi kyç drejt një zgjidhje përfundimtare, të gjithë duhet ta përshëndesim faktin që presidenti Tramp po luan rolin e një ndërmjetësi të paqes", tha Rubi në intervistën për gazetaren Ketrin Heriç e transmetuar në rrjetin social X. qa/

Foto: X

 

 

Остани поврзан