Vitkof: Krijova miqësi me Putinin në negociatat për Ukrainën
- Stiv Vitkof i cili imponohet si ndërmjetësi kryesor për marrëveshjet gjeopolitike në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi se ka zhvilluar një "miqësi" me presidentin rus Vlladimir Putin, transmeton Skaj Njuz.

Uashington, 21 shkurt 2025 (MIA) - Stiv Vitkof i cili imponohet si ndërmjetësi kryesor për marrëveshjet gjeopolitike në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi se ka zhvilluar një "miqësi" me presidentin rus Vlladimir Putin, transmeton Skaj Njuz.
Vitkof u emërua si i dërguari i Trampit për Lindjen e Mesme pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ndërkohë u përfshi edhe në negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një forum investimesh në Majami të organizuar nga Arabia Saudite, Vitkof zbuloi se ai udhëtoi në Moskë javën e kaluar për të liruar një shtetas amerikan.
"Kam kaluar shumë kohë me Putinin. Biseduam dhe ndërtuam një miqësi…", tha Vitkof, duke shpjeguar misionin sekret për të liruar shtetasin amerikan Mark Fogel.
Edhe pse detajet e negociatave nuk janë bërë publike, besohet se këto takime e kanë ndryshuar dinamikën e marrëdhënieve midis administratës së Trampit dhe Kremlinit.
.@SteveWitkoff tells @jaredkushner at @FIIKSA
“I spent a lot of time with Putin. Talking and developing a friendship and relationship with him…”
Witkoff was referring to the remarkable overnight trip he made earlier in the month to secure release of Mark Fogel. https://t.co/aN91AU1qro pic.twitter.com/CzDQTCYsro
— Mark Stone (@Stone_SkyNews) February 20, 2025
"Kam pasur mbështetjen e presidentit Tramp, që është kyçe. Përveç kësaj, sauditët na siguruan se marrëveshja është reale. Kjo është arsyeja pse ia vlente të udhëtoja. Kam kaluar shumë kohë me presidentin Putin, gjë që çoi në lirimin e Mark Fogelit", deklaroi Vitkof.
Roli i Arabisë Saudite në këto negociata tregon se Riadi ka një ndikim më të madh gjeopolitik në rritje. Pas vizitës së Vitkofit në Moskë, bisedime të drejtpërdrejta u organizuan midis SHBA-së dhe Rusisë në Riad. rq/
Foto: printskrin