Njëzet e tre viktima në një zjarr në veriperëndim të Meksikës
- Njëzet e tre persona i kanë humur jetët mbrëmë në zjarrin në veriperëndim të Meksikës, publikoi DPA, duke iu referuar guvernatorit të shtetit Sonora, Alfonso Durazo.
Meksiko Siti, 2 nëntor 2025 (MIA) - Njëzet e tre persona i kanë humur jetët mbrëmë në zjarrin në veriperëndim të Meksikës, publikoi DPA, duke iu referuar guvernatorit të shtetit Sonora, Alfonso Durazo.
Mes viktimave ka edhe fëmijë. Zjarri ka shpërthyer në një objekt ku shiten produkte "për një dollar" nga zinxhiri "Valdo" në qytetin Hermosilo, në shtetin Sonora, njoftuan agjencitë botërore.
Njëmbëdhjetë persona janë hospitalizuar me djegie. Në video mesazhin, Durazo bëri të ditur se ka urdhëruar hetim "rrënjësor" që të sqarohet shkaku për zjarrin dhe kush është përgjegjës për këtë. mb/