Një sulm rus në Zaporozhje: Të paktën pesë të vdekur dhe tre të lënduar
- Të paktën pesë persona humbën jetën dhe tre janë lënduar në qytetin juglindor ukrainas Zaporozhje pas një sulmi rus, njoftoi guvernatori Ivan Fedorov në Telegram mbrëmë vonë.
Kiev, 21 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona humbën jetën dhe tre janë lënduar në qytetin juglindor ukrainas Zaporozhje pas një sulmi rus, njoftoi guvernatori Ivan Fedorov në Telegram mbrëmë vonë.
Fedorov nuk e saktësoi llojin e armëve që janë përdorur, edhe pse autoritetet paraprakisht lëshuan paralajmërim për sulm me bombë.
Zaporozhje, një qytet industrial, gjendet pak më shumë se 20 kilometra nga linja e frontit.
Ukraina mbrohet nga pushtimi rus i vëllimit të plotë prej tre vjet e gjysmë. sa/
foto: arkivi