Një stuhi dëbore përfshiu pjesën lindore të SHBA-së
- Stuhia sot ka goditur pjesën lindore të SHBA-së, ku miliona njerëz janë të kërcënuar me stuhi të dëborës, ndërsa në disa vende priten reshjet më të mëdha të borës në dhjetë vitet e fundit, bënë të ditur meteorologët amerikanë.
Uashington, 5 janar 2025 (MIA) - Stuhia sot ka goditur pjesën lindore të SHBA-së, ku miliona njerëz janë të kërcënuar me stuhi të dëborës, ndërsa në disa vende priten reshjet më të mëdha të borës në dhjetë vitet e fundit, bënë të ditur meteorologët amerikanë.
Më shumë se 60 milionë njerëz janë në rrugën e stuhisë, e cila pritet të mbulojë gjysmën lindore të SHBA-së me ajër arktik deri nesër dhe të shkaktojë ndërprerje të mëdha të udhëtimeve.
Shërbimi Kombëtar Metereologjik ka paralajmëruar për një rrezik nga akulli, bore dhe erëra të forta nga Kazsasi perëndimor në shtetet bregdetare të Merilendit, Delaverit dhe Virxhinisë.
Nga Shërbimi paralajmëruan se zonat nga verilindja e Kanzasit deri në Misurin veri-qendror do të ketë "reshje më të mëdha të dëborës në një dekadë".
Shkencëtarët besojnë se kushtet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Foto: Arkivi i MIA-s