Një grup i hakerëve prorusë mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Postës franceze
- Një grup hakerash prorus ka marrë përgjegjësinë për një sulm të madh kibernetik ndaj Postës franceze e cila ndërpreu dërgesat disa ditë para Krishtlindjeve.
Paris, 24 dhjetor 2025 (MIA) – Një grup hakerash prorus ka marrë përgjegjësinë për një sulm të madh kibernetik ndaj Postës franceze e cila ndërpreu dërgesat disa ditë para Krishtlindjeve.
Grupi “Nonejm057” ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj postës franceze.
“Nonejm057” është fajësuar gjithashtu për sulme të tjera kibernetike në Evropë, përfshirë një sulm ndaj Samitit të NATO-s i cili u mbajt në Holandë në qershor.
Sistemet qendrore kompjuterike të Postës franceze u shkatërruan dy ditë më parë nga një sulm DDoS, gjatë të cilit u anuluan të gjitha dërgesat e pakove dhe letrave dhe u ndërprenë edhe pagesat bankare onlajn.
Franca dhe aleatë të tjerë evropianë të Ukrainës pretendojnë se Rusia po zhvillon një luftë hibride që synon të krijojë përçarje në shoqëritë perëndimore dhe të minojë mbështetjen e tyre për Kievin.
foto: arkivi i MIA-s