• недела, 11 јануари 2026

Nikollovski: Jam në terren për t'u përballur me borën që vjen, të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe askund nuk ka pengesa

Nikollovski: Jam në terren për t'u përballur me borën që vjen, të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe askund nuk ka pengesa

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Jemi këtu në afërsi të fshatit Skudrinje. Ka dy seksione të cilat tashmë po mbulohen, njëri është Kosovrasti, tjetri është Mavrova. Do të doja ta uroj ekipin e mrekullueshëm të Rrugëve të Maqedonisë, këta njerëz të vyeshëm të cilët i mbajnë të pastra dhe të kalueshme drejtimet rrugore. Tashmë janë vënë në funksion të gjithë kamionët me të cilët disponon ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë", e gjithashtu ndihmojnë edhe kompanitë të cilat janë angazhuar të punojnë në pastrimin e borës, informoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Ai theksoi se në nivel të shtetit, të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe askund nuk ka pengesa, por njëkohësisht u bën thirrje qytetarëve, të kenë kujdes në rrugë, ta adaptojnë shpejtësinë sipas kushteve në terren.

"Shumë me rëndësi, të përdorin goma dimri dhe çdokund ku nevojitet pajisja, nga lloji i zinxhirëve dhe tërë asaj që nevojitet dhe që e rekomandojnë kompetentët, me qëllim që të kemi konmunikacion të sigurt", theksoi Nikollovski.

Ministri i Transportit potencoi se pritet kjo situatë të përqendrohet edhe në ditët në vijim, dhe paralajmëron se do të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm, me qëllim që të komunikaiconi të zhvillohet rrjedhshëm në nivel të shtetit dhe qytetarët të arrijnë atje nuk kanë nevojë, posaçërisht pas festave, biznesi të mund të zhvillohet pa pengesa.

"Edhe njëherë, thirrje drejt qytetarëve për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe për respektim të të gjitha rregullave nga kompetentët dhe urime për të gjithë ata të cilët ditë e natë, nga 24 orë po tentojnë të përballen me këto shtresa bore", tha zëvendëskryeministri Nikollovski. ab/

Foto printskrin

 

Остани поврзан