• среда, 12 март 2025

Nikolloski takohet me ministrat e Transportit dhe Energjetikës të Republikës Çeke

Nikolloski takohet me ministrat e Transportit dhe Energjetikës të Republikës Çeke

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot vazhdon vizitën e punës në Republikën Çeke, ku në Pragë, përveç pjesëmarrjes së Komisionit për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Republikës Çeke, do të ketë takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Qeverisë Çeke.

Siç njofton Ministria e Transportit, përveç takimit me drejtorin e aeroportit të Pragës, ku u bisedua për vendosjen e linjës së re ajrore Shkup-Pragë, si dhe për mundësinë e linjës së re Ohër-Karlovi Vari, zëvendëskryeministri do të zhvillojë edhe takime pune me ministrin e Transportit dhe ministrin e Energjetikës.
 
 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Jiri Pos, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Vaclav Havel - Pragë, në takimin e mbajtur dje në Pragë, kanë biseduar për lidhjen e Shkupit me Pragën, bashkëpunimin ndërmjet dy aeroporteve dhe futjen e linjave të reja ajrore.

 Në takim, Nikolloski theksoi se Qeveria është plotësisht e përkushtuar për nxitjen dhe zhvillimin e komunikacionit ajror në vend dhe se po zbatohen politika për krijimin e një rrjeti të gjerë të linjave nëpër Evropë dhe botë. Ai prezantoi mundësitë dhe kushtet që ofron shteti për linjat e reja ajrore të interesuara për operime nga dy aeroportet vendase, duke theksuar se Qeveria po shqyrton çdo mundësi për bashkëpunim, duke iu referuar kushteve për mbështetje financiare për futjen e linjave të reja.

"Në takim u ngrit edhe çështja e bashkëpunimit ndërmjet Aeroportit të Pragës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, si dhe mundësia e vendosjes së linjës së re ndërmjet Shkupit dhe Pragës, duke marrë parasysh marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për komunikim më të ngushtë mes dy popujve", thuhet në kumtesë.

 Në takim, zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi edhe potencialin e aeroportit të Ohrit dhe ofertën turistike që ofron rajoni Ohër-Strugë, si avantazh për themelimin e linjës së re ajrore për në Ohër. Gjithashtu u shqyrtua mundësia e krijimit të linjës së re ajrore Ohër - Karlovi Vari.

Zëvendëskryeministri Nikolloski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Pragë, dje u takua me përfaqësuesit e kompanisë automobilistike "Shkoda" për të biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm.
 
 Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski është në një vizitë pune në Republikën Çeke, ku po merr pjesë në seancën plenare të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Republikës Çeke. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан