Nikolloski: Oner Jakuposki dhe Mavrova Rostusha do të jenë pjesë e fitores historike të VMRO-DPMNE-së në këto zgjedhje lokale
- Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, sot në tkaim me qytetarë në komunën Mavrovë Rostushë u bëri thirrje qytetarëve për dalje dhe mbështetje masive për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Oner Jakuposki. Ai, siç ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, foli edhe për projektet infrastrukturore, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e Qeverisë për hapje të linjave të reja të drejtpërdrejta ajrore, përfshirë edhe drejt Italisë, si edhe për mbështetjen personale dhe institucionale për përfundimin e të gjitha projekteve infrastrukturore.
Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, sot në tkaim me qytetarë në komunën Mavrovë Rostushë u bëri thirrje qytetarëve për dalje dhe mbështetje masive për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Oner Jakuposki. Ai, siç ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, foli edhe për projektet infrastrukturore, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e Qeverisë për hapje të linjave të reja të drejtpërdrejta ajrore, përfshirë edhe drejt Italisë, si edhe për mbështetjen personale dhe institucionale për përfundimin e të gjitha projekteve infrastrukturore.
Ai e theksoi fitoren historike të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, e cila do të thotë edhe cikël i fuqishëm investues, ndërsa kyçja që po ndërtohet do ta lidhë rajonin me autostradën e korridorit 8, duke mundësuar dalje të drejtpërdrejtë drejt Ohrit-Kërçovës për 20 minuta, ndërsa, siç tha Nikollovski, pjesa drejt aeroportit do të jetë e hapur mes 2 gushtit dhe 8 shtatorit, që do të thotë se do të mund të shfrytëzohet tashmë verën tjetër.
Ai theksoi se Qeveria sërish punon në mënyrë aktive për hapjen e linjave të reja të drejtpërdrejta ajrore, prëfshirë lidhje me Italinë.
Shtoi se prej se është zgjedhur kjo Qeveri punon shumë seriozisht në hapjen e destinacioneve të reja të drejtpërdrejta, që do të thotë udhëtim më të lehtë.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi linja të reja ajrore që do ta lehtësojnë komunikacionin.
Ai theksoi se zhvillimi ekonomik është tema e tretë kyçe, me fokus të veçantë në infrastrukturë si forcë shtytëse themelore, dhe se personalisht do ta mbështesë komunën, duke siguruar mjete shtesë përmes Ministrisë së Transportit për përfundimin e të gjitha projekteve infrastrukturore në mavrovë-Rostushë, jashtë mjeteve të rregullta fikse për kokë banori.
Foto: FB Aleksandar Nikollovski