Nga ora 17 bllokadë gjashtëorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni
- Për gjashtë orë, duke filluar nga ora 17 sipas kohës së Maqedonisë (ora 18:00 sipas kohës lokale), fermerët grekë do të bllokojnë sot vendkalimin kufitar Evzoni me vendin tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 9 janar 2026 (MIA) - Për gjashtë orë, duke filluar nga ora 17 sipas kohës së Maqedonisë (ora 18:00 sipas kohës lokale), fermerët grekë do të bllokojnë sot vendkalimin kufitar Evzoni me vendin tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bllokada pritet të zgjasë deri në mesnatë sipas kohës greke, ora 23 sipas kohës së Maqedonisë, dhe si deri më tani, do të zbatohet për të gjitha llojet e automjeteve: kamionë, makina dhe autobusë.
Fermerët grekë edhe dje pasditem, gjatë së njëjtës periudhë e bllokuan vendkalimin kufitar, ndërsa sa i përket planeve për ditët në vijim, sipas informacioneve të MIA-s, ashtu si dhe deri më tani, vendimet do të merren në momentin e fundit, veçanërisht tani që kanë shprehur gatishmërinë të martën të takohen me kryeministrin grek.
Në VK Niki (VK Mexhitli), siç njoftoi LAMM, ka një ndalesë për lëvizjen e automjeteve të mallrave, që do të zgjasë deri nesër deri në orën 10.
Dje paradite, fermerët në të gjithë Greqinë filluan bllokadën e paralajmëruar 48-orëshe në të gjithë vendin, por pas një ftese të re për dialog dhe një takimi të dërguar nga Qeveria, vendosën të tërheqin disa nga bllokadat në rrugët anësore, por traktorët mbeten ende të parkuar në autostrada.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis, dje u bëri një ftesë fermerëve të martën për t'u takuar me kryeministrin grek Kyrjakos Micotakis, por me dy parakushte: së pari, delegacioni i fermerëve duhet të përfaqësojë të gjitha blloqet dhe së dyti, dialogu duhet të zhvillohet me rrugë të hapura.
Fermerët e pranuan ftesën e qeverisë dhe nesër në mesditë do të zhvillojnë një takim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha blloqet për të përcaktuar delegacionin që do të takohet me Micotakis në Athinë, si dhe temat dhe kërkesat që ata do të ngrenë në takim.
Qeveria greke të mërkurën shpjegoi në detaje masat për fermerët dhe qëndrimi është se nuk ka vend për masa shtesë për mbështetje.
Protestat e fermerëve në Greqi filluan më 30 nëntor dhe kanë zgjatur për më shumë se 40 ditë me bllokada të përditshme në një numër vendesh në të gjithë vendin.
Foto: Arkivi i MIA-s