• понеделник, 10 март 2025

Nga nesër pasdite mot me shi, të shtunën 28 gradë

Nga nesër pasdite mot me shi, të shtunën 28 gradë

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Deri të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë me temperatura të cilat në shumë vende do të jenë mbi 20 gradë dhe do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). 

Siç njoftojnë nga DPHM, nesër në orët e pasdites deri të enjten në mëngjes do të ketë reshje lokale të shiut, në disa vende reshje të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima, sidomos në orët e natës drejt së enjtes. Stabilizim të përkohshëm të motit do të ketë të premten dhe të shtunën, ndërsa të dielën përsëri në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima.

Sipas parashikimeve, të shtunën temperaturat maksimale ditore do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан