Netanjahu i dënoi sulmet e kolonëve izraelit në Bregun perëndimor
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe disa ministra nga Kabineti mbrëmë i dënuan sulmet e reja nga ana e kolonëve radikal izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Tel Aviv, 18 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe disa ministra nga Kabineti mbrëmë i dënuan sulmet e reja nga ana e kolonëve radikal izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Netanjahu tha se një grup i vogël ekstremist është përgjegjës për dhunën dhe se nuk përfaqësonte popullsinë më të gjerë të kolonëve.
Ministri i punëve të jashtme Gideon Saar deklaroi se "rebelët hebrenj" e dëmtojnë shtetin e Izraelit dhe shkaktojnë dëm në "projektin e vendbanimeve" në Bregun Perëndimor. Ministri i mbrojtjes Izrael Kac, gjithashtu e kritikoi dhunën.
Lagjet izraelite në territorin palestinez janë joligjor sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në luftën gjashtë ditëshe në vitin 1967, Izraeli mori kontrollin ndaj Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor. Sot rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë atje mes tre milionë palestinezëve. Palestinezët i kërkojnë këto zona për një shtet të ardhshëm me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Sipas armatës izraelite, dhjetëra kolonë dje dogjën dhe dëmtuan shtëpi dhe automjete në fshatin palestinez në afërsi të Vitleem. Forcat e sigurisë së Izraelit po kërkojnë personat e përfshirë.
Paraprakisht, ditën e njejtë, forcat e sigurisë izraelite spastruan lagjet e improvizuara, njoftuan policia dhe armata.
Kjo çoi në "trazira të dhunshme" në të cilat morën pjesë qindra njerëz. Ata gjoja i kanë sulmuar forcat e sigurisë me shufra hekuri, me ç'rast u lënduan disa persona. Gjashtë të dyshuar u arrestuan, njoftuan autoritetet. sa/
foto: arkivi