• сабота, 22 февруари 2025

Netanjahu gjatë vizitës në Uashington do të bisedojë për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë

Netanjahu gjatë vizitës në Uashington do të bisedojë për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë

Tel Aviv, 3 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot me aleatin e tij SHBA-në do të bisedojë për fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës, ndërsa nesër do të pritet nga presidenti Donald Tramp i cili siguroi se bisedimet “po ecin përpara”.

Kryeministri izraelit dje ka mbërritur në SHBA, duke e bërë atë liderin e parë të huaj që pret Trampi që kur ai mori detyrën për mandat të dytë.

Vizita e Netanjahut përkon me rifillimin e bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës e cila pritet të çojë në lirimin dhe kështu t'i japë fund pengjeve të fundit izraelitë të mbajtur nga grupi i armatosur palestinez që filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Netanjahu sot do të takohet me të dërguarin special të Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof. Në fund të kësaj jave ai do të flasë me kryeministrin e Katarit dhe një zyrtar të lartë egjiptian të cilët së bashku me SHBA-në po ndërmjetësojnë negociatat.

Kryeministri izraelit nesër do të bisedojë me Trampin për siç paralajmëroi Netanjahu para se të niset për në SHBA, “fitoren ndaj Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve dhe luftën kundër boshtit iranian në të gjitha dimensionet e tij”. 

Besohet se Hamasi mban rreth 50 pengje.

Tramp mbrëmë tha se bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera "po ecin përpara". Pas Netanjahut, më 11 shkurt, ai duhet ta presë edhe mbretin jordanez, Abdullai i Dytë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан