• вторник, 29 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rusia dhe SHBA-ja kanë filluar projekte të përbashkëta për mineralet e rralla ruse

Rusia dhe SHBA-ja kanë filluar projekte të përbashkëta për mineralet e rralla ruse

Moskë, 31 mars 2025 (MIA) - Drejtori i Fondit rus për Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev, deklaroi se Moska dhe Uashingtoni kanë filluar negociatat për projekte të përbashkëta në fushën e nxjerrjes së mineraleve të rralla dhe projekteve të tjera në Rusi.

"Mineralet e rralla janë një fushë e rëndësishme bashkëpunimi dhe, natyrisht kemi filluar diskutime për projekte të ndfryshme për elemente të rralla dhe projekte të tjera në Rusi", tha Dmitriev për gazetën Izvestia.

Pas negociatave midis SHBA-së dhe Ukrainës për një projekt-marrëveshje për mineralet e rralla të tokës ukrainase, presidenti rus Vladimir Putin i propozoi SHBA-së që të eksplorojnë së bashku depozitat ruse.

Dmitriev, i cili ishte pjesë e ekipit negociator rus gjatë bisedimeve me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite në shkurt, tha se disa kompani kanë treguar tashmë interes për projektet. Ai nuk i dha emrat e kompanive apo nuk dha detaje të mëtejshme.

Izvestia raportoi se bashkëpunimi mund të diskutohet më tej në raundin tjetër të bisedimeve ruso-amerikane, i cili mund të zhvillohet në mes të prillit në Arabinë Saudite. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан