• петок, 21 февруари 2025

Nesër në Paris takim Fon der Lajen - Uens

Nesër në Paris takim Fon der Lajen - Uens

Bruksel, 10 shkurt 2025 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në margjinat e Samitit për të ardhmen e inteligjencës artificiale, që po mbahet në Paris, do të takohet me nënpresidentin amerikan Xhej – Di Uens.

“Mund të konfirmoj se kryetarja nesër do të takohet me nënpresidentin e SHBA-së, Xhejms Dejvid Uens dhe ky takim do të mbahet në Paris”, deklaroi sot zëvendësi i zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaker. 

Ky do të jetë takimi i parë i Fond der Lajen me një përfaqësues të administratës së re të SHBA-së nga marja e detyrës nga presidenti amerikan Donald Tramp në datën 20 të muajit të kaluar. 

Takimi do të mbahet në kohën e tensioneve të rritura në marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së pas paralajmërimeve të Trampit për vendosjen e doganave për import të mallrave nga Unioni dhe kërcënimet për marrjen e kontrollit ndaj ishullit danez Grenlandë. Gjithashtu, Uens u kërcënua me marrjen e sanksioneve kundër BE-së, nëse KE-ja u shqipton dënime gjigantëve amerikanë të TI-së në bazë të Ligjit për shërbime digjitale të Unionit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан