Merc: Skenat nga protestat në Gisen janë gjithçka përveç se të këndshme
- Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se skenat e trazirave në margjina të kongresit themelues të organizatës së re rinore të AfD-së në Gisen janë gjithçka përveç se të këndshme.
Magdeburg, 29 nëntor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se skenat e trazirave në margjina të kongresit themelues të organizatës së re rinore të AfD-së në Gisen janë gjithçka përveç se të këndshme.
Siç tha në konferencën e partisë CDU në magdeburg, ai është konflikt mes të majtës ekstreme dhe të djathtës ekstreme, kumtoi Bild.
"Vetëm goditja me grusht mbi tryezë - ashtu nuk funksionon demokracia. Dëshiroj të jemi në qendrën politike të vendit tonë për të treguar se mund të zgjidhim probleme. Liria dhe paqja janë më të rëndësishmet", tha Merc.
Në të njejtën kohë, ai paralajmëroi për fascinimin me autopatriotizëm dhe theksoi se nevojitet të zhvillohen diskutime konstruktive.
Sot në Gisen mbahen protesta për shkak të themelimit të organizatës së re rinore të partisë djathtiste Aleternativa për Gjermaninë (AfD), ndërsa në një moment erdhi deri te konflikti mes pjesëmarrësve të protestës dhe policisë, e cila përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë demonstruesit. ab/
foto: DPА