• петок, 05 декември 2025

Nensi Pelosi paralajmëroi se do të pensionohet

Nensi Pelosi paralajmëroi se do të pensionohet

Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kongresmenja amerikane Nensi Pelosi, e cila për katër dekada ishte një nga personat më me ndikim, tani në opozitë, Partia Demokratike, dhe në politikën amerikane në përgjithësi, si dhe gruaja e parë që drejtoi Dhomën e përfaqësuesve, sot paralajmëroi se do të dalë në pension në janar të vitit 2027, pas përfundimit të mandatit të saj aktual, pas 40-të vitesh shërbim në Kongres. 

"Me të vërtetë ka qenë një nder dhe kënaqësi të përfaqësoj zërin tuaj në Kongres", tha politikanja 85-vjeçare në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, duke iu drejtuar qytetarëve të San Franciskos, të cilët ajo i ka përfaqësuar që nga viti 1987. 

Gjatë mandatit të parë të Donald Trampit të vitit (2017–2021), Pelosi, kongresmene nga Kalifornia, u bë një nga figurat kryesore në taborin e kundërshtarëve republikanë, fillimisht si lidere e pakicës demokrate, ndërsa nga viti 2019, si Kryetare e Dhomës së përfaqësuesve, kur demokratët kthyen shumicën. 

Në këtë rol, të cilin më herët e kreu që nga viti 2007 deri në vitin 2011, Pelosi ka zënë një vend qendror në politikën amerikane. Ajo konsiderohet një figurë kyçe në miratimin e reformës së kujdesit shëndetësor të presidentit Barak Obama në vitin 2010 dhe planet masive të investimeve të Xhozef Bajden në vitin 2021. rq/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан