Ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar, të miratuara nga komoisioni kuvendor amë
- Komisioni kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politika energjetike sot e ka pranuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, që miratohen me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe e përcolli në proceurë të mëtejshme kuvendore.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politika energjetike sot e ka pranuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, që miratohen me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe e përcolli në proceurë të mëtejshme kuvendore.
Për propozim ligjin nuk u paraqitën amendamente. Me të specifikohen dispozitat dhe bëhet harmonizim me dispozitat e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
"Me qëllim të sigurimit të funksionimit më efikas të organeve të administratës shtetërore dhe përshtatjes me nevojat moderne në disa fusha, duke përfshirë ekonominë dhe tregun e punës, u bë një ndryshim dhe plotësim i Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me të cilin Ministria e Ekonomisë u riemërtua në Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Për hir të konsistencës së sistemit juridik dhe zbatimit konsistent të dispozitave ligjore në lidhje me kompetencat e kësaj ministrie të përcaktuara në nenin 11, i cili ndryshon nenin 20 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, është e nevojshme që këto dispozita të harmonizohen me dispozitat e ligjeve ekzistuese që rregullojnë këtë fushë", thuhet në elaborimin e propozim ligjit. mb/
Foto: MIA