Ndihmë humanitare amerikane për kubanezët, por jo edhe për shtetin
- SHBA-ja mbrëmë paralajmëroi tre milionë dollarë ndihmë humanitare për qytetarët e Kubës pas vrullit të uraganit Melisa, i cili shkatërroi disa provinca në pjesën lindore të vendit.
Havanë, 3 nëntor 2025 (MIA) - SHBA-ja mbrëmë paralajmëroi tre milionë dollarë ndihmë humanitare për qytetarët e Kubës pas vrullit të uraganit Melisa, i cili shkatërroi disa provinca në pjesën lindore të vendit.
"SHBA-ja me Kishën katolike koordinojnë shpërndarje të tre milionë dollarëve ndihmë humanitare drejtpërdrejtë drejt njerëzve në Kubën lindore, të cilët janë më të goditurit nga shkatërrimi i uraganit, kumtoi Zyra e Departamentit të Shtetit për çështje të hemisferës perëndimore në platformën Iks.
Uragani Melisa, i cili në fillim të kësaj jave shkatërroi rajine të tëra të Xhamajkës, e goditi pjesën lindore të Kubës dhe i vërshoi haitin, me ç'rast jetën e humbën pothuajse 60 njerëz në Karaibe. Në Kubë u evakuuan mbi 700.000 njerëz, por ende nuk janë paraqitur viktima.
SHBA-ja mbi gjashtë dekada vendosën embargo ekonomike ndaj Kubës, por Departamenti i Shtetit shprehi gatishmëri për të siguruar "ndihmë urgjente humanitare drejtpërdrejtë edhe përmes partnerëve lokal", duke e anashkaluar Qeverinë në havanë, të cilën e quajti "të padenjë".
SHBA-ja në fund të vitit 2021 sërish e vendosi Kubën në listën e vet të shteteve sponsorizuese të terrorizmit, që çoi drejt përforcimit të embargos.
Në të kaluarën, Kisha katolike rregullisht ishte ndërmjetëse mes Havanës dhe Uashingtonit.
SHBA-ja mobilizuan ekipe për ndihmë edhe në Republikën dominikane, Xhamajkë, Bahame dhe Haiti.
Venezuela, meksika dhe KB-ja dërguan ndihma në Kubë. ab/
Fotо: ЕPА