Ndërmjetësimi funksional është çelës për shkarkim të gjykatave dhe ulje të shpenzimeve të proceseve
- Ndërmjetësimi në vend duhet të bëhet sistem funksional dhe i qëndrueshëm i cili do t'i shkarkojë gjykatat dhe do të sigurojë zgjidhje më të shpejtë të kontesteve. Kjo u cek në ngjarjen e sotme "E ardhmja e ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: trende dhe sfida", ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, gjyqësisë, komunietit akademik dhe sektorit ndërmjetësues.
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Ndërmjetësimi në vend duhet të bëhet sistem funksional dhe i qëndrueshëm i cili do t'i shkarkojë gjykatat dhe do të sigurojë zgjidhje më të shpejtë të kontesteve. Kjo u cek në ngjarjen e sotme "E ardhmja e ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: trende dhe sfida", ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, gjyqësisë, komunietit akademik dhe sektorit ndërmjetësues.
Në fjalën e vet hyrëse, koordinuesi nacional për ndërmjetësim, Ljupço Sotirovski theksoi se ndërmjetësimi ka traditë të gjatë në shtet dhe perspektivë të qartë, por se sistemi duhet të përsoset dhe institucionet të ndërmarrin rol më aktiv. Qëllimi është, theksoi Sotirovski, të ndërtohet një model funksional, modern dhe efikas i cili do t'i shkarkojë gjykatat. Ai vlerësoi se ndërmjetësimi nuk përdoret mjaftueshëm dhe se ekzistojnë dobësi të cilat dalin më së shumti nga mosfunksionaliteti i Odës së ndërmjetësuesve, por edhe nga njohja e p-amjaftueshme e procesit dhe kloordinimit jo të mirë ndërinstitucional.
Koordinuesi nacional për ndërmjetësim paralajmëroi se Oda e ndërmjetësuesve është e bllokuar tashmë dy vite dhe se kjo e rrezikon tërë sistemin. Sipas tij, posaçërisht me rëndësi është të vendoset funksionaliteti i Odës së ndërmjetësuesve, sepse "pa Odë funksionale, ndërmjetësimi nuk ka të ardhme".
Sipas të dhënave që i prezantoi, në vitin 2024 ishin përpunuar rreth 10 mijë lëndë, më së shumti konteste tregtare dhe të punës, përderisa zbatimi në fushat e tjera, siç janë ato familjare, konsumatore, ekologjike dhe shëdnetësore, edhe më tej mbetet i pamjaftueshëm.
Duhet t'u kushtohet vëmendje e posaçme kontesteve familjare, theksoi Sotirovski, sepse "msatarisht, nga tre martesa, dy prëfundojnë me ndarje".
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, ndërkaq, theksoi se në Propozim-programin të cilin e përpunoi Këshilli, ndërsa i referohet korripsionit për periudhën 2026-2029, është paraparë avancim i funksionalitetit të ndërmjetësimit. programi do të implementohet në tre faza, theksoi kambovski, dhe në të është paraparë të vendoset mekanizmi për mbikqëyrje dhe të ndjeket puna përmes lëndërve të udhëzuara, shkalla e marrëveshjeve, standardet profesionale dhe vetë realizimi i lëndëve.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Alen Dereban, qytetarët duhet të jenë më të njoftuar me mundësitë që i ofron ndërmjetësimi. Qëllimi është, tha, të pakësohen kontestet gjyqësore dhe shpenzimet e qytetarëve të cilët pa nevojë u ekspozohen shpenzimeve të proceseve në procedurat gjyqësore.
Në ngjarje mori pjesë edhe gjykatësi i Gjykatës supreme, Xhemali Saiti, i cili theksoi se ndërmjetësimi duhet të avancohet me qasje sistematike dhe se zbatimi i ndryyshëm i dispozitave ligjore krijon probleme. Sipas Saitit, një pjesë e qytetarëve e shfrytëzojnë procedurën gjyqësore për shtyrje të obligimeve, që plotësosht e ngarkon sistemin, ndërmsa ndërmjetësimi mund të kontribuojë për zgjidhje më efikase. ab/
Foto: МIА