• четврток, 25 декември 2025

NASA e humbi kontaktin me anijen kozmike MAVEN në Mars

NASA e humbi kontaktin me anijen kozmike MAVEN në Mars

Uashington, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Agjencia amerikane hapësinore NASA tashmë dy javë nuk ka marrë të dhëna nga anija kozmike MAVEN në Mars.

"Po bëhen përpjekje për të rivendosur kontaktin", deklaroi zëdhënësja e NASA-s për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA).

NASA më 15 dhjetor kumtoi se një "fragment i shkurtër i të dhënave për monitorim" nga fillimi i këtij muaji sugjeroi që sonda mund të jetë "duke u rrotulluar në një mënyrë të papritur".

Anija kozmike MAVEN (Mars Atmosphere and Volatile EvolutioN)) u lançua në fund të vitit 2013 dhe po orbiton rreth Marsit dhe siguron dhëna të rëndësishme kërkimore, veçanërisht rreth atmosferës së planetit.

NASA  në sipërfaqen e Planetit të Kuq ka në funksionim sondat "Mars Odyssey" dhe "Mars Reconnaissance Orbite"r, si dhe roverët "Curiosity" dhe "Perseverance". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан