NASA e humbi kontaktin me anijen kozmike MAVEN në Mars
- Agjencia amerikane hapësinore NASA tashmë dy javë nuk ka marrë të dhëna nga anija kozmike MAVEN në Mars.
Uashington, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Agjencia amerikane hapësinore NASA tashmë dy javë nuk ka marrë të dhëna nga anija kozmike MAVEN në Mars.
"Po bëhen përpjekje për të rivendosur kontaktin", deklaroi zëdhënësja e NASA-s për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA).
NASA më 15 dhjetor kumtoi se një "fragment i shkurtër i të dhënave për monitorim" nga fillimi i këtij muaji sugjeroi që sonda mund të jetë "duke u rrotulluar në një mënyrë të papritur".
Anija kozmike MAVEN (Mars Atmosphere and Volatile EvolutioN)) u lançua në fund të vitit 2013 dhe po orbiton rreth Marsit dhe siguron dhëna të rëndësishme kërkimore, veçanërisht rreth atmosferës së planetit.
NASA në sipërfaqen e Planetit të Kuq ka në funksionim sondat "Mars Odyssey" dhe "Mars Reconnaissance Orbite"r, si dhe roverët "Curiosity" dhe "Perseverance". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s