• сабота, 06 декември 2025

Napoli i gatshëm të harxhojë 50 milionë euro në transferime në dimër për ta mbajtur Konten

Napoli i gatshëm të harxhojë 50 milionë euro në transferime në dimër për ta mbajtur Konten

Napoli, 12 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis do të harxhojë të paktën 50 milionë euro për përforcime në dimër për ta bindur trajnerin kryesor Antonio Konte të mbetet në funksionin e tij, njoftoi "Sportmediaset".

Më 19 nëntor, gazetari Mateo Moreto informoi për takimin mes italianit 56-vjeçar dhe menaxhmentit të klubit për të biseduar për largimin e tij eventual.

Javën e kaluar, Konte njoftoi se do të largohet nga klubi, duke pranuar se "nuk mund ta transferojë energjinë e tij tek lojtarët".

Pas 11 xhirove, Napoli është në vendin  e 4-të në tabelë në Seria A me 22 pikë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан