• петок, 05 декември 2025

Naftëpërçuesi pritet të vendoset në funksion këtë vit, thotë Mickoski

Naftëpërçuesi pritet të vendoset në funksion këtë vit, thotë Mickoski

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria i ndërmerr të gjitha hapat për vendosjen në funksion të përçuesit të deritaveve të naftës, i cili me vite nuk është në funksion, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse po ndiqet gjendja në Serbinë fqinje me derivatet e naftës, si dhe kur do të fillojë naftëpërçuesi të funksionojë, me çka do të furnizohet Serbia jugore me derivate të naftës dhe shteti do të fitojë para. Kryetari i Qeverisë, Mickoski potencoi se si Qeveri e shqyrtojnë çdo mundësi, por siç thotë, "ne si Qeveri nuk jemi Shoqatë aksionare, që ta furnizojmë Serbinë jugore ose vendet tjera në rajon".

"Këtë e bëjnë kompani private, të cilat bëjnë biznes. Ne si shtet i zbatojmë të gjitha hapat që ky naftëpërçues, i cili shumë vite shkatërrohej dhe i cili ishte i konservuar, të vihet në funksion. Po zgjatin hulumtimet, mendoj se tashmë kanë përfunduar. Duhet të fillojnë provat e presionit, nëse nuk kanë filluar tashmë. E di se në Qeveri kaloi edhe çmimorja. Ashtu që pres këtë vit ky naftëpërçues të vihet në funksion", deklaroi Mickoski.

Ai potencoi se pas vendosjes në funksion të përçuesit të deritaveve të naftës nga Selaniku deri në Shkup, kompanitë janë ato, të cilat, nëse gjejnë interes, ta shfrytëzojnë, pasi si Qeveri nuk mund të bëjmë biznes në llogari të kompanive private ose shoqatave aksionare. bsh/

Foto: Qeveri

Остани поврзан