Nafta lirohet për 2,5 denarë
- Nga sonte në mesnatë do të lirohet nafta për 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulet për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,26 për qind.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Nga sonte në mesnatë do të lirohet nafta për 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulet për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,26 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E-V) do të jetë 70,5 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 61,5 denarë. EUROSUPER BS - 95 dhe më tej do të shitet për 75, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 77 denarë për litër.
Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një ulje prej 2,370 për qind për benzinën, për naftën 6,738, për vajin ekstra të lehtë 6,741 dhe te mazuti për 3,944 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen paraprake, është më i lartë për 0,4085 për qind. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s