Në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 18 persona, mes të cilëve tetë fëmijë
- Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se në sulmet ajrore të mbrëmshme të Izraelit janë vrarë të paktën 18 persona, mes të cilëve tetë fëmijë.
Gazë, 8 janar 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se në sulmet ajrore të mbrëmshme të Izraelit janë vrarë të paktën 18 persona, mes të cilëve tetë fëmijë.
"Trupat e tetë fëmijëve u sollën në spitalin Naser", deklaroi drejtori i departamentit të fëmijëve, Ahmed al-Fara.
Në sulmet në qytetin Han Junis janë shkatërruar dy shtëpi dhe një automjet.
Armata izraelite ende nuk i ka komentuar sulmet. ls/
Foto: DPA