Në Romë sot seancë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe të Italisë
- Në Romë sot do të mbahet seanca e parë e përbashkët e qeverive të Italisë dhe të Shqipërisë, me të cilën do të udhëheqin kryeministrat Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, e cila në të vërtetë është edhe seancë e parë e Qeverisë italiane me qeveri të një vendi, i cili nuk është anëtar i BE-së, njoftuan mediumet.
Tiranë, 13 nëntor 2025 (MIA) - Në Romë sot do të mbahet seanca e parë e përbashkët e qeverive të Italisë dhe të Shqipërisë, me të cilën do të udhëheqin kryeministrat Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, e cila në të vërtetë është edhe seancë e parë e Qeverisë italiane me qeveri të një vendi, i cili nuk është anëtar i BE-së, njoftuan mediumet.
"Takimi midis dy qeverive do të jetë mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për marrëveshje për iniciativa të mëtejshme, të orientuara drejt përforcimit të partneritetit strategjik midis Romës dheTiranës, duke identifikuar sektorët kyç si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi jetësor, zhvillimi ekonomik dhe i infrastrukturës, si dhe trajnimi profesional në secilin prej këtyre sektorëve të bashkëpunimit", njoftuan mediat.
Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa në Shqipëri do të vendoset infrastruktura detare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.
"Në sektorin e energjisë, po punohet për të zgjeruar bashkëpunimin në bazë të marrëveshjes trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, të nënshkruar në Abu Dabi më 15 janar të këtij viti, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nënujore të energjisë së rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë", informojnë mediat.
Po ashtu do të formohet grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të përforcuar kapacitetet e patrullimit detar të Shqipërisë.
Në fokus të takimit dypalësh, i cili ndodh në moment të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, do të jenë edhe çështje nga sfera tjera. bsh/
Foto: Arkiv