• петок, 05 декември 2025

Në Pakistan presidenti dhe komandanti i armatës do të kenë imunitet të përjetshëm

Në Pakistan presidenti dhe komandanti i armatës do të kenë imunitet të përjetshëm

Islamabad, 13 nëntor 2025 (MIA) - Parlamenti i Pakistanit sot votoi një amendament kushtetues me të cilin shefave të shtetit dhe armatës u jepet imunitet i përjetshëm, që për opozitën është "goditje vdekjeprurëse ndaj demokracisë".

Propozim-ligji është miratuar me 64 vota "pro" dhe pa asnjë "kundër" në Dhomën e epërme të Parlamentit, ndërsa në Dhomën e poshtme fitoi 234 vota "pro" dhe katër "kundër".

Me ligjin e ri, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë, feldmarshall Sajed Asim Munir do të marrin imunitet të përjetshëm nga çdo e drejtë për ndjekje penale.

Sipas ligjit të ri, Pakistani do të bëhet edhe me një Gjykatë Kushtetuese Federale, ndërsa gjyqtarët do t'i emërojë pushteti ekzekutiv dhe do të jetë më e fuqishme nga Gjykata Supreme e Pakistanit.

"Amendamenti është goditja e fundit ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe funksionimit të demokracisë", deklaroi zëdhënësi i partisë kryesore opozitare Tehrik-e-Insaf (PTI)m Said Zulfikar Buhari. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан