Në një aksident hekurudhor në Çeki janë lënduar 57 njerëz (PLT)
- Në një aksident të një treni të shpejtë dhe transportues në pjesën jugore të Çekisë janë lënduar 57 njerëz, nga të cilët pesë kanë marrë lëndime të rënda.
Pragë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në një aksident të një treni të shpejtë dhe transportues në pjesën jugore të Çekisë janë lënduar 57 njerëz, nga të cilët pesë kanë marrë lëndime të rënda.
Fatkeqësia ka ndodhur kur treni i shpejtë është aksidentuar me një tren tjetër udhëtues që ka qarkulluar në drejtim të kundërt, në afërsi të qytetit Çeshke Budejovice, që gjendet rreth 50 kilometra nga kufiri gjermano-austriak.
Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit mes dy trenave transportues në hekurudhën Çeshke Budejovice-Pëlzen. Komunikacioni hekurudhor është në ndërprerje, ndërsa në vendin e aksidentit janë dërguar ekipet e ndihmës së shpejtë me 11 automjete ambulatore dhe një helikopter.
"Në spital janë pranuar pesë persona me lëndime të rënda", deklaroi zëdhënësja e spitalit në Çeshke Budejovice.
Policia tha se testet e alkoolit të të dy makinistëve të trenit dolën negative.
Sipas mediave çeke, aksidenti ndodhi sepse njëri prej trenave injoroi semaforin e kuq.
Rrjeti hekurudhor i Republikës Çeke është ndër më të zhvilluarit në Evropë, por rinovimi i shumë prej linjave më të vjetra, si ajo ku ndodhi aksidenti, me sisteme moderne të kontrollit të trenave po përparon ngadalë.
"Ky aksident ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është të vazhdojmë zgjerimin e sistemeve moderne të sigurisë, siç është Sistemi Evropian i Kontrollit të Trenave (ETCS)," tha drejtori i përgjithshëmi administratës hekurudhurore në Iks Jirzhi Svoboda.
Ai shtoi se tranzicioni ndaj standardeve ETCS tashmë ka përfunduar më 620 kilometra linja çeke. sa/
foto: Iks