Në Mal të Zi janë shpëtuar 14 persona të ngujuara në borë, janë regjistruar erëra të fuqishme të uraganit
- Në operacion të suksesshëm të koordinuar përmes Qendrës operative-komunikuese 112, në bashkëpunim me shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim në Nikshiq dhe Zhabljak, të dielën në tre operacione u shpëtuan 14 persona të cilët u ngujuan në borë, kumtoi Ministria e Punëve të jashtme e Malit të Zi.
Podgoricë, 13 janar 2025 (MIA) - Në operacion të suksesshëm të koordinuar përmes Qendrës operative-komunikuese 112, në bashkëpunim me shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim në Nikshiq dhe Zhabljak, të dielën në tre operacione u shpëtuan 14 persona të cilët u ngujuan në borë, kumtoi Ministria e Punëve të jashtme e Malit të Zi.
"Në territorin e komunës Zhabljak janë shpëtuar shtatë shtetas të Bangladeshit dhe dy shtetas të Federatës ruse, ndërsa në rajonin Kërnovo janë shpëtuar pesë shtetas malazezë. Personat e ngujuar janë locuar përmes sistemit 112 - Qendrës operative për komunikacion dhe janë dërguar informata drejt shërbimeve, ndërsa falë reagimit të shpejtë të Shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim të gjithë janë evakuuar", kumtoi MPB.
Në Ulqin, krahas borës, dje janë vërejtur edhe goditje të fuqishme të uraganit prej mbi 100 kilometrave në orë, prëderisa në Podgoricë ka pasë erë me intensitet prej 95 deri 100 kilometra në orë. Në tërë Malin e Zi gjatë fundjavës u rrëzuan drunj dhe fasada në disa qytete.
Shërbimi për mbrojtje dhe shpëtim në kryeqytet sot u bënë thirrje qytetarëve maksimalisht të evitojnë largimin nga shtëpia derisa zgjasin erërat e fuqishme.
Qendra meteorologjike kumtoi se gjatë ditës së nesërme pritet ulje graduale e intensitetit të erës. ab/
Fotо: МIА arkivi