Në Kuvend do të mbajë seancë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e ASK dhe AI
- Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës.

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës.
Në rendin e ditës të Komisionit është Propozimi i konkluzionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në ambientet e Agjencisë dhe Propozim konkluzioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Inteligjencës në ambientet e Agjencisë.
Në Kuvend sot do të mbahet edhe prezentimi "Menaxhimi Fiskal në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit Fiskal", me kërkesë të Bankës Botërore dhe Këshillit Fiskal.
Siç paralajmërojnë nga pres shrëbimi i Kuvendit, në prezantim do të marrin pjesë anëtarë të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës Energjetike.
Foto: Arkivi i MIA-s