Në Iran ekzekutohet edhe tjetër person i akuzuar për spiunazh për Izraelin
- Në Iran lshtë ekzekutuar një burrë i dënuar për spiunazh për Izraelin dhe lidhje me grupet opozitare iraniane.
Teheran, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Në Iran lshtë ekzekutuar një burrë i dënuar për spiunazh për Izraelin dhe lidhje me grupet opozitare iraniane.
Sipas organizatës iraniane për të Drejtat e Njeriut me seli në Oslo, i ekzekutuari është një student 27-vjeçar i arkitekturës, Agil Keshevar. Ai u dënua me vdekje për spiunazh për Izraelin "në bazë të një rrëfimi të marrë nën torturë".
Në muajt e fundit, Irani ka kryer disa ekzekutime të personave të dënuar për spiunazh për Izraelin.
Dënimet me vdekje në Iran kryhen me varje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s