Në Greqi janë arrestuar 12 persona për shitje të drogës në shkollë, mes tyre edhe gjashtë të mitur
- Policia greke ka arrestuar 12 persona, gjashtë prej të cilëve janë të mitur, për trafikim të kokainës dhe hashashit në një shkollë në rajonin e Atikës në Greqi.
Athinë, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Policia greke ka arrestuar 12 persona, gjashtë prej të cilëve janë të mitur, për trafikim të kokainës dhe hashashit në një shkollë në rajonin e Atikës në Greqi.
Drejtoria e Sigurisë së Atikës ka shkatërruar një rrjet trafikimi droge, kryesisht në një shkollë, me çka u arrestuan gjashtë të rritur dhe gjashtë të mitur, raportoi sot Katimerini.
Autoritetet lokale theksuan se anëtarët e rrjetit po trafikonin kokainë dhe hashash edhe gjatë një ekskursioni pesëditor shkollor.
Hetimi tregoi se të paktën në dy muajt e fundit, grupi ka kryer më shumë se 200 transaksione më drogë, shumica e të cilave kanë ndodhur në një shkollë të mesme.
Rasti u zbulua pasi autoritetet morën informacion në lidhje me aktivitetet e të miturve që po trafikonin drogë midis bashkëmoshatarëve dhe shokëve të shkollës.
Siç është konstatuar, koordinimi i tregtisë, furnizimi dhe magazinimi i drogës u krye nga gjashtë të rritur, të cilët i përdorën të miturit për shpërndarje.
Disa transaksione përfshinin kokainë, ndërsa në disa raste ata trafikonin edhe hashash.
Aktivitetet nuk u kufizuan vetëm në një shkollë, por edhe në sheshe dhe hapësira publike.
Gjatë operacionit, u arrestuan ndër të tjerë, udhëheqësi dhe zëvendëskryetari i organizatës. Kundër tyre është ngritur procedurë penale dhe u nxorën para prokurorit dhe gjyqtarit hetues, ku u është dhënë afat për të dhënë deklarata.
Foto: arkivi i MIA-s