• петок, 05 декември 2025

Në Gjeorgji është arrestuar lideri i opozitës për shkak të tentimit për djegie të një objekti qeveritar

Në Gjeorgji është arrestuar lideri i opozitës për shkak të tentimit për djegie të një objekti qeveritar

Tbilisi, 29 nëntor 2025 (MIA) - Autoritetet gjeorgjiane e kanë arrestuar liderin e partisë opozitare, Aleksandar Elisashvili, për shkak të dyshimit se ka tentuar ta djegë ndërtesën e zyrës gjyqësore në Tbilisi.

Ministria e Punëve të Brendshme e vendit njofoti se Elisashvili ka hyrë në ndërtesë, ka thyer dritare, e pastaj e ka lyer me benzinë, gjë që ka sjellë deri në arrestimin e tij gjatë së cilës ai ka lënduar një përmbarues gjyqësor.

Elisashvili, 47 vjeç, themeluesi i Partisë Qytetare, mbante një armë zjarri gjatë incidentit.

Ministria publikoi një video që tregon një armë dhe një dritare të thyer. Partia Qytetare është pjesë e koalicionit "Lelo-Gjeorgjia e Fortë", ndërsa partia në pushtet "Ëndrra gjeorgjiane" planifikon të ndalojë aktivitetet e tre grupeve kryesore opozitare të vendit.

Incidenti ndodhi gjatë protestave të vazhdueshme kundër partisë "Ëndrra gjeorgjiane", të cilat kanë vazhduar prej një viti dhe kanë parë politikanë të opozitës të arrestuar shpesh. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан