• среда, 05 март 2025
Në ditën e sotme

5 mars 2025 (MIA)

1133. - Lindi mbreti anglez Henri i Dytë Plantagenet, themelues i dinastisë Plantagenet, i cili gjatë sundimit nga viti 1154 e deri në vdekje në vitin 1189 me reformln në gjyqësi në komnyrë të konsiderueshme e përforcoi pushtetin mbretëror.

1534. - Vdiq piktori italian Antonio Alegri da Koeregjo, i cili përpunonte tema religjoze dhe mitologjike.

1696. - Lindi piktori italian Gjovani Batista Tiepolo,  mjeshtër i madh i fundit venecias, njëri ndër artistët më të modhenj dekorues të shekullit 18.

1770. - Trupat britanike në Boston vranë pesë protestues. Ky rast i njohur nën emrin "masakra e Bostonit" e përshpejtoi luftën amerikane për pavarësi.

1827. - Vdiq Aleksandar Volta, fizikant-shkencëtar italian. Duke u marrë me elektricitetin, i zbuloi elektrofonin, elementet e galvanike, baterinë e elementeve galvanike dhe të tjera. U lind në vitin 1745.

1827. - Në Paris vdiq Simon Laplas, matematikant, fizikant dhe astronom francez. Në mesin e veprave të tij numërohen "Mekanika qiellore" dhe "Shqyrtimi i historisë së astronomisë". U lind në Bomonan Ozh, më 28 mars të vitit 1749.

1933. – Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, shpalli “festë bankare”, duke i mbyllur të gjitha bankat në SHBA dhe duke ngrirë të gjitha transaksionet financiare, me rastin e kohës së Depresionit të madh.

1845. - Trupat amerikane hynë në Këln në Luftën e Dytë Botërore.

1947. - Në Romë vdiq Alfredo Kazela, kompozitor, dirigjent, pianist dhe shkrimtar muzikës italiane. U lind në Torino, më 25 korrik të vitit 1883.

1953. - Në Maqedoni është organizuar aksioni i parë për dhurim vullnetar të gjakut.

1960. - Presidenti Ahmed Sukarno e shpërndau Kucendin indonezian.

1982. - Vdiq ne Holliwud aktor dhe këngëtari me prejardhje shqiptare Xhon Belushi. Ai lindi më 24 janar 1949 në Çikago.

1993 - Aeroplani "Foker 100" i kompanisë ajrore "Paler Maqedoni" menjëherë pas fluturimit nga aeroporti në Petrovec afër Shkupit, u rrëzua në 400 metra nga fundi i pistës. Nga 91 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit e humbën jetën 80 persona.

2001. – Në Mekë, 35 pelegrinë myslimanë shkelen për vdekje gjatë haxhillëkut.

2003. – Në Haifa, 17 civilë izraelitë vriten në një sulm vetëvrasës të kryer nga “Hamasi”, në incidentin e njohur si masakra autobusit.

2007. - Vdiq Anri Troa, njëri ndër shkrimtarët më të njohur francez të shekullit 20. Është autor i afër 100 veprave.

2013. - Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka vdekur në Karakas, në moshën 58-të vjeçare, pas luftës së pasuksesshme dyvjeçare me kancerin. Në pushtet ka qenë 14-të vite.

 

Остани поврзан