Në ditën e sotme
- 29 nëntor 2025 (MIA)
29 nëntor 2025 (MIA)
- Dita ndërkombëtare e solidaritetit me popullin palestinez
1643. - Në Venecie vdiq Klaudio Monteverdi, njëri prej kompozitorëve më të theksuar operistik italian nga epoka e barokut. Ka lindur në Kremonë, më 4 dhjetor të vitit 1567.
1780. - Vdiq perandoresha austriake, mbretëreshë çeke dhe hungareze Maria Terezia, e cila gjatë qeverisjes prej vitit 1740 deri në vdekjen e saj i zbatoi reformat në frymën e absolutizmit edukativ.
1864. - Në Send Krik në shtetin amerikan Kolorado njësiti i kolonelit Xhon Çivington masakron të paktën 400 çeenë dhe apaçë, të cilët u dorëzuan dhe u është premtuar mbrojtje në vendin ku u shpërngulëm.
1890. - Është hapur mbledhja e kuvendit të parë japonez.
1924. - Vdiq kompozitori italian Xhakomo Puçini. Operat e tij dallohen me emocione të fuqishme dhe sentimentalitet. Veprat: opera "Boemët", "Toska", "Madam Baterflaj", "Manon Lesko", "Vajza nga Perëndimi", "Xhani Skiki".
1926. - Në Tetovë është lëshuar në prodhim të rregullt hidroelektrana "Shkumbini", objekti i parë dhe më i vjetër hidroenergjetik në Maqedoni. Është ndërtuar në periudhën prej vitit 1924 deri në shtator të vitit 1926. Investitor ishte Shoqata aksionare industriale e Tetovës e formuar me iniciativë të Mihajlloviçit, emigrat rus që ka jetuar në Tetovë.
1932. - Lindi burrë shteti Zhak Rene Shirak, kryeministër prej vitit 1974 deri 1976 dhe sërish në vitin 1989, ndërsa president i Francës prej vitit 1995 deri në vitin 2007.
1962. - Britania e Madhe dhe Franca nënshkruan marrëveshje për përpunimin e aeroplanit supersonik nga tipi "Konkord".
1973. - Në Hanet e Mavrovës është formuar Shoqata e radiostacioneve të Republikës së Maqedonisë.
1981. - Vdiq aktorja amerikane e filmit Natali Vud, e cila mbeti ylli i filmit që prej në fëmijëri ("Çudia e rrugës 34"). Filmat tjerë: "Rebel pa arsye", "Shkëlqim në bar", "Kërkuesit", "Tregim nga ana perëndimore".
1987. - Një aeroplan koreanojugor me 115 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua mbi Burmën. Në Bahrein pastaj është arrestuar një grua e cila pranoi se është agjente koreanoveriore dhe se e ka vendosur shpërthimin në aeroplan me urdhër të qeverisë së saj me qëllim që të pengohet mbajtja e Lojrave Olimpike në Seul në vitin 1988.
1990. - Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutë për përdorimin e të gjitha masave për dëbimin e irakianëve nga Kuvajti përderisa trupat irakian nuk tërhiqen deri më 15 janar të vitit 1991.
2001. - Vdiq muzikanti anglez Xhorxh Harison, ish-anëtar i grupit "Bitëlsi", katërshja legjendare nga Liverpuli.
2003. - Në Britani të Madhe iu miratua azili politk prijësit të terroristëve islamik të Çeçenisë Ahmet Zakajev.
2006. - Në Rigë në samitin e shefave të shteteve të vendeve-anëtare të NAT-s është arritur marrëveshje për pranim të Serbisë në Partneritetin për paqe.
2011. - Islanda e njohu shtetin palestinez. Për njohjen e Palestinës si vend i pavarur dhe sovran, të bazuar në kufijtë para luftës në vitin 1967 kanë votuar 38 nga 63 deputetë. Vendi është marrë në Ditën e Kombeve të Bashkuara për solidaritet me popullin palestinez dhe në të bëhet apel deri te izraelitët dhe palestinezët të arrijnë marrëveshje paqesore. Palestinezët para pak kohe janë pranuar si anëtare e plotëfuqishme në Agjencinë e KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESKO). Islanda dhe Norvegjia iu bashkangjiten grupit të 11 vendeve nga Bashkimi Evropian, të cilat e mbështetën pranimin.