• понеделник, 02 февруари 2026
Në ditën e sotme

2 shkurt 2026 (MIA)

- Dita Botërore e Mbrojtjes së Vendbanimeve Ujore

1536. - Eksploruesi spanjoll Pedro de Mendoza themeloi Buenos Airesin.

1556. - Tërmeti më i madh në botë goditi provincat kineze Shanxhi, Shansi dhe Henan, duke shkaktuar 830 mijë të vdekur.

1801. - Parlamenti britanik e mbajti seancën e parë ku morën pjesë edhe përfaqësues irlandez.

1878. - Greqia i shpalli luftë Turqisë.

1970. - Vdiq në moshën 97 vjeçare filozofi britanik Bertrand Rasell. Ai fitoi në vitin 1950 çmimin Nobel për letërsinë. Rasell njihet si një luftëtar për çarmatimin bërthamor në vitet e fundit të jetës. Ai u burgos për pjesëmarrje në protestën e Londrës në vitin 1950.

1971. - Në qytezën iraniane Ramsar nënshkruhet Konventa për mbrojtjen e vendbanimeve ujore.

1981. - Në një audiencë private Papa Gjon Pali II i tha ipeshkvit të Kosovës, Imzot Nikë Prelës, se "pas popullit tim polak, më së tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse, së pari, keni vuajtur tepër gjatë e tepër shumë dhe padrejtësisht, dhe së dyti, sepse na keni dhuruar Nënën Terezën".

1986. - Në Principatën e Lihtenshtajnit gratë për herë të parë votuan në zgjedhjet parlamentare.

1989. - Trupat e fundit të Bashkimit Sovjetik lëshuan Kabulin, duke përfunduar luftën 9 vjeçare të okupimit ushtarak të Afganistanit.

1990. - Nisi në Kosovë aksioni i faljes së gjaqeve, me nismën e Prof. Anton Çetës.

1994. - Republika e Çekisë e njohu Republikën e Maqedonisë.

1996. - Në Shkup nënshkruhet Memorandum për hapjen e Qendrës informative britanike.

1996. - Presidenti Zhak Shirak shpalli se Franca përfundoi me provat bërthamore "njëherë e përgjithmonë".

1998. - Një zyrtar i Ministrisë irakiane të Punëve të Jashtme përgënjeshtroi se vendi i tij ka dhënë pëlqimin për inspektimin e tetë qendrave presidenciale, siç kishte pohuar Kremlini. Sipas tij, një çështje e tillë nuk ishte diskutuar kurrë me emisarin rus në Bagdat, Viktor Posouvaliouk.

2000. - Greqia nënshkroi tri marrëveshje bashkëpunimi dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një marrëveshje ushtarake që lidhet me funksionimin e bazës aero-detare të Gjirit të Sudas, në Kretë, një marrëveshje bashkëpunimi policor dhe për mbrojtjen e pasurisë intelektuale.

Остани поврзан