• недела, 11 јануари 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

21 maj 2025 (MIA)

- Dita Botërore e Shumëllojshmërisë Kulturore.

1471. - Lindi, skulptori dhe piktori i njohur gjerman, Albreht Durer. Ai është konsideruar si artisti më i madh i Rilindjes gjermane.

1542. - Vdiq Hernando de Soto, zbuluesi spanjoll i Amerikës Latine dhe atyre shteteve që më vonë do të bënin pjesë në Amerikën Juglindore. 1688. - Lindi Aleksandër Pop, poet dhe satirist anglez.

1860. - Lindi Uilliam Einthoven, filozof holandez, i cili ndihmoi në zhvillimin e elektrokardiografit. Në vitin 1924 ai fitoi çmimin 'Nobel' për mjekësi. 1904. - U themelua në Paris FIFA, Organizata Ndërkombëtare e Futbollit.

1927. - Amerikani 'arls Lindbergh, u bë piloti i parë që kaloi Atlantikun vetëm nga Long Island, Nju-Jork, deri në Paris. Në të njëjtën ditë, por të vitit 1932, Amelia Earhart u bë gruaja e parë që kaloi Atlantikun vetëm nga Neufoundland deri në Irlandë. 1989. - Një milion vetë, 1/6 e popullsisë së Hong Kong-ut, demostrojnë në përkrahje të studentëve rebelë të Pekinit mbas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në kryeqytetin kinez. 1991. - U vra ish-kryeministri indian Raxhiv Gandi. Ai u vra nga një bombë e fshehur në një buqetë lulesh, ndërsa merrte pjesë në fushatën elektorale në shtetin jugor të Tamil Nadu.

1993. - Oktavio Lepage u kurorëzua udhëheqësi i ri i Venezuelës, mbas hetimit që iu bë ish presidentit Carlos Andres Perez për korrupsion. 1994. - Bakili Muluzi u emërua president i Malavisë. Menjëherë pas emërimit ai iu përvesh punës për të zhdukur pasojat e sundimit 30-vjeçar të ish presidentit Kamuzu Banda. 1995. - Presidenti libanez Elias Hrami emëroi Rafik al-Hashiri për herë të dytë si kryeministër, kjo vetëm dy ditë pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. 1998. - Presidenti indonezian Suharto dha dorëheqjen. Në këtë mënyrë përfundoi sundimi i tij 30-vjeçar. Në vend të tij u emërua zëvëndëspresidenti Jusuf Habibic.

2002. - Qeveria britanike filloi një ofensivë kundër drogës në shkolla, duke u shprehur për përjashtimin përfundimtar të çdo nxënësi që kapet me drogë në mjedisin shkollor dhe duke shpërndarë fotografi të një studenteje që kishte vdekur nga mbidoza.

2003. - Në një tërmet i cili e përfshiu Algjerinë Veriore humbën jetën së paku 2.273 persona.

2006. - Është mbajtur referendum për statusin shtetëror të Malit të Zi. Në referendum, me shumicë të ngushtë, është vendosur Mali i Zi të ndahet nga kornizat e Bashkësisë shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Остани поврзан