Në ditën e sotme
- 1671. - Lindi mbreti i Danimarkës dhe i Norvegjisë nga viti 1699-1730, Frederiku IV.
11 tetor 2024 (MIA)
1671. - Lindi mbreti i Danimarkës dhe i Norvegjisë nga viti 1699-1730, Frederiku IV.
1727. - Kurorëzohet në Londër, Mbreti Xhorxh II.
1737. - Nga tërmeti në Kalkuta, Indi e humbën jetën 300.000 persona.
1809. - Vdiq në moshën 35 vjeçare, eksploruesi i famshëm amerikan, Meriwether Lewis.
1871. - Zjarri që ra në Çikago, u shuajt pas tre ditësh. Si pasojë, 300 persona gjetën vdekjen dhe rreth 90.000 të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar nga shpërthimi i zjarrit u vlerësua mbi 200 milion dollarë amerikanë.
1961. - Vdiq në moshën 70 vjeçare pianisti i famshëm Leonard "Chico" Marx. Ndër interpretimet e tij të suksesshme së bashku me grupin "Marx Brothers" vlerësohet pjesa "Një natë në opera".
1962. - Pope John XXIII hapi këshillin e dytë të Vatikanit në rrugën "Peter's Basilica" në Romë. Takimi i parë në këtë këshill shënohet në vitin 1869-1870.
1963. - Vdiq në moshën 47 vjeçare këngëtarja e njohur franceze, Edith Piaf, (emri i vërtetë i së cilës është Edith Giovanna Gassion). Kulmin e karrierës së saj artistike ajo e arriti në vitet '50-të me interpretimin e saj në këngën "Milord".
1997. - Fidel Kastro rizgjidhet sekretar i parë i Partisë Komuniste Kubane, në krye të një byroje politike prej 24 anëtarësh.
1998. - Romancieri i njohur gjerman dhe njeriu i letrave, Martin Walser, u laureua në Frankfurt me çmimin e Paqes të vitit 1998 të Tregtisë së Librit Gjerman, çmimi letrar i vendit.
1999. - Biologu i famshëm gjerman Guenter Blobel, fiton çmimin 'Nobel' në mjekësi.
2001. - Më shumë se 140 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore amerikane kundër Afganistanit, përfshirë dhjetëra të tillë në një sulm të vetëm në një fshat pranë Xhelalabadit.
2003. - Rreth 150 vetë u mbytën si pasojë e mbytjes së një trageti në lindje të Nigerisë. Anija po udhëtonte nga Numan e shtetit Adamawa drejt Jen në shtetin Taraba, në momentin kur goditi një nga shtyllat e urës Numan.
2005. - Në Liberi, shteti më i vjetër i pavarur afrikan (nga viti 1847), përveç në Etiopi, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të parat pas 14 viteve të luftës qytetare.
2007. - Në Nju-Jork vdiq Shri Çinmoj, një nga udhëheqësit më të mëdhenjë shpirtërorë, poet dhe aktivist për paqe, muzicient, artist figurativ, sportist, themelues dhe organizator i një numri të madh të programeve kulturore dhe humanitare. Në vitin 2003 e vizitoi Maqedoninë dhe mbajti koncert në Sallën universale në Shkup. Ka lindur në Indi, në vitin 1931.
2012. - Fitues i sivjetshëm i Çmimit Nobel për letërsi është skrimtari kinez Mo Jan. Në prozën e tij Mo Jan me mprehtësi halucinative i bashkon historinë, përrallën dhe momentin bashkëkohor.