• недела, 11 јануари 2026

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, -11 gradë

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, -11 gradë

Shkup, 9 janar 2026 (MIA) - Në mëngjes temperatura më u ulët prej -11 gradë Celsius është matur në Kodrën e Diellit. Vijojnë -9 në Kumanovë, -8 në Shkup-Petrovec, Berovë, Kriva Pallankë, -7 në Tetovë, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës, -6 Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar, Krushevë, -5 Prilep, -4 Gjevgjeli, Pretor, -2 Ohër, Manastir.

Gjatë 24 orëve të kaluara deri ora 7 më së shumti shi ka rënë në Ohër 5 l/m2, 3 në Hanet e Mavrovës, 2 në Tetovë, Demir Kapi, Pozhar dhe 1 l/m2 në Kriva Pallankë dhe në Krushevë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej tre deri nëntë gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri katër gradë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан