• четврток, 25 декември 2025

Më shumë se 1.000 pacientë kanë vdekur në Gaza përderisa prisnin evakuim mjekësor

Më shumë se 1.000 pacientë kanë vdekur në Gaza përderisa prisnin evakuim mjekësor

Gaza, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Më shumë se 1.000 pacientë kanë vdekur në Gaza nga korriku i vitit 2024 deri në fund të nëntorit të këtij viti, përderisa prisnin për evakuim mjekësor, publikoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). 

"Nga korriku i vitit 2024 deri më 28 nëntor të vitit 2025, 1.092 pacientë kanë vdekur përderisa prisnin për evakuim mjekësor", deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në rrjetin social "Iks".

Ai shtoi se numri i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës sipas të gjitha gjasave është më e ulët se numri real i pacientëve të cilët kanë vdekur, publikoi "Le Figaro".

Drejtori i OBSH-së, gjithashtu, tha se organizata dhe partnerët e saj kanë evakuuar më shumë se 10.600 pacientë në gjendje kritike nga Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Ai tha se më shumë se 5.600 prej tyre janë fëmijë të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv.

Sipas të dhënave të OBSH-së, evakuimet mjekësore janë ende urgjente për më shumë se 16.500 banorë të Gazës.

Gebrejesus, gjithashtu, u bëri thirrje më shumë vendeve të pranojnë pacientë nga Gaza dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për vazhdimin e evakuimeve mjekësore në Bregun Perëndimor, duke përfshirë dhe Jerusalemin Lindor.

Armëpushimi i përgjakshëm në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, por evakuimet mjekësore ende nuk po zhvillohen mjaftueshëm shpejt, publikoi gazeta. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан