Më ftohtë në Berovë dhe Hanet e Mavrovës, më shumë shi në Gjevgjeli
- Temperatura më e ulët prej 3 gradë Celsius këtë mëngjes është regjistruar në Berovë dhe Hanet e Mavrovës, njoftoi DPHM-ja. Pasojnë Krusheva dhe Lazaropole me 4 gradë, 6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Kriva Pallankë dhe në Pretor, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Strumicë dhe në Gjevgjeli, 8 në Kavadar, Kumanovë dhe Veles, 9 Vinicë, Ohër, Shtip dhe 10 gradë në Demir Kapi.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej 3 gradë Celsius këtë mëngjes është regjistruar në Berovë dhe Hanet e Mavrovës, njoftoi DPHM-ja. Pasojnë Krusheva dhe Lazaropole me 4 gradë, 6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Kriva Pallankë dhe në Pretor, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Strumicë dhe në Gjevgjeli, 8 në Kavadar, Kumanovë dhe Veles, 9 Vinicë, Ohër, Shtip dhe 10 gradë në Demir Kapi.
Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:00 të mëngjesit, reshjet më të mëdha të shiut, 15 litra për metër katror, janë regjistruar në Gjevgjeli, më pas 11 në Pozharanë, 7 në Hanet e Mavrovës, 6 në Pozhar-Radovish, 5 në Tetovë, Krushevë, 4 në Lazaropole, 2 në Strumicë, Manastir, dhe 1 l/m² në Pretor.
Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët juglindore (lokalisht mbi 30 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 13 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s