Më 17 nëntor konferencë ndërqeveritare Shqipëri - BE
- Më 17 nëntor do të mbahet konferencë e përbashkët e Shqipërisë me BE-në për hapje të grupit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, kumtoi kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Tiranë, 12 nëntor 2025 (MIA) - Më 17 nëntor do të mbahet konferencë e përbashkët e Shqipërisë me BE-në për hapje të grupit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, kumtoi kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Shqipëria e arriti të pamenduarën, të gjithë kapitujt e negociatave u hapën në afat prej 12 muajve, që është rekord absolut në procesin e integrimit evropian, shkroi Rama në Fejsbuk.
Ai theksoi se asgjë nuk e ndalon Shqipërinë për ta arritur qëllimin e vet kryesor, e ai është përfundimi i negocuatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi i plotë deri në vitin 2030.
Askush nuk mund të nda ndalojë ta arrijmë qëllimij kryesor për mbyllje të negociatave në vitin 2027. Sepse krahas vështirësive, pengesave, dëmeve të pashmangshme, në ngritjen e kësaj shkalle historike, ne e z7hvillojmë dhe përforcojmë Shqipërinë muaj pas muaji", theksoi Rama.
Ai gjithastu kumtoi se në hapësirat e Qeverisë sot i priti ambasadorët vendeve anëtare të BE-së, të kryesuar nga Silvio Gonzato, ambasador i Delegacionit të BE-së në Shqipëri. ab/