Murtezani emërohet koordinator kombëtar për zbatimin e Agjendës reformuese
- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua koordinator kombëtar për zbatimin e Agjendës reformuese, në konkluzion të miratuar në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua koordinator kombëtar për zbatimin e Agjendës reformuese, në konkluzion të miratuar në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Gjatë seancës u miratua propozimi – Modeli për krijimin e strukturës që do të menaxhojë zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, që rrjedh nga Rregullorja e BE-së 2024/1449 për vendosjen e Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, me të cilin përcaktohet Agjenda Reformuese e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga projekt-Marrëveshja për Instrumentin për Reforma dhe Rritje dhe projekt-Marrëveshja për hua", informojnë nga Qeveria.
Me këtë Propozim-model, Ministria e Çështjeve Evropiane, në koordinim me institucionet kompetente, duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për operacionalizimin e strukturës, e cila përfshin përgatitjen e të gjitha procedurave, udhëzimeve, dhe dokumenteve të tjera për ndjekjen, raportimin dhe vlerësimin, si dhe kontrollin dhe revizionin e brendshëm financiar publik, për zbatimin e Agjendës reformuese.
Pas miratimit të tekstit të Projekt-Marrëveshjes mbi Instrumentin për Reformën dhe Rritjen, Qeveria autorizoi ministrin Murtezani ta nënshkruajë atë. bsh/
Foto: Qeveri