Murtezani dhe Rokas do të prezantojnë masat dhe aktivitetet nga Plani i rritjes dhe Agjendës reformuese
- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe ambasadori dhe Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, sot do të prezantojnë masat nga Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe ambasadori dhe Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, sot do të prezantojnë masat nga Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut.
Në prezantimin në media qendrën e Qeverisë do të prezantohen aktivitetet konkrete të Agjendës reformuese si dhe Plani i komunikimit dhe dukshmërisë së Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda reformuese 2024 - 2027 e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi, siç thonë nga Ministria për Çështje Evropiane, është afrimi i procesit të integrimit evropian me qytetarët dhe inkurajimi i pjesëmarrjes së tyre aktive në procesin e reformave. qa/
Foto: arkivi i MIA-s