• петок, 05 декември 2025

Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të NBATO-s në Bruksel

Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të NBATO-s në Bruksel

Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel merr pjesë në takimin e shefave të diplomacisëve të vendeve-anëtare të NATO-s, në të tema kryesore do të kenë implementimi i vendimeve nga Samiti i Hagës, sfidat e sigurisë, me të cilat përballet Aleanca, masat për përdorim të aftësive për parandalim dhe mbrojtje, mbështetje dhe përgatitje, mbështetje për Ukrainën dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të kreut të Paktit në korrik të vitit 2025 në Ankara.

"Aleatët në NATO treguan se janë të gatshëm, të etur dhe të aftë të punojnë së bashku që të sugoroihen se mundemi në mënyrë efikase me sfidat, duke i mbajtur një miliardë njerëzit tanë të sigurt sot dhe në të ardhmen", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute në konferencën e djeshme për shtyp në vigjilje të takimit ministor.

Ai përkujtoi se më Samtin e Hagës, vendet-anëtare të NATO-s janë detyruar që investimet në mbrojtje të jenë në nivel prej pesë për qind të BPV-së nacionale, me qëllik që forcave të armatosura t'u sigurohet gjithçka që u nevojitet për ta garantuar mbrojtjen e aleatëve - nga aeroplanë, tanke dhe anije, përmes dronëve, e deri në kapacitete kiber dhe kozmike.

"Ky angazhim për të investuar më shumë në sigurinë tonë ishte një hap i madh përballë një realiteti të ndryshuar. Dhe që atëherë, kemi bërë përparim të konsiderueshëm. Çdo javë shoh njoftime të reja nga aleatët që punojnë për të rritur aftësitë e tyre. Por ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe nuk mund të jemi të vetëkënaqur. Ne duhet të ndërtojmë vrull dhe ta mbajmë njëri-tjetrin përgjegjës ndërsa punojmë për të siguruar një miliard qytetarët tanë", theksoi Rute.

Ai theksoi se paralelisht me investimet në mbrojtje, është gjithashtu e nevojshme të rritet kapaciteti prodhues i industrisë së mbrojtjes, në mënyrë që të prodhohet gjithçka që NATO ka nevojë për të forcuar sigurinë dhe prosperitetin, dhe në të njëjtën kohë të krijohen vende të reja pune në të dy anët e Atlantikut.

Rute informoi se një takim i Këshillit NATO-Ukrainë do të mbahet në kuadër të takimit ministror, ​​në të cilin do të marrin pjesë edhe kreu i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Megjithatë, tha ai, ndërsa punohet për të arritur paqen, sulmet gjithnjë e më brutale të Rusisë ndaj Ukrainës nuk duhen humbur nga sytë.

Rute theksoi se që nga ditët e para të pushtimit rus, anëtarët e NATO-s treguan përkushtim të palëkundur të mbështetjes së Ukrianëas dhe vetëm në muajt e fundit, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë investuar miliarda dollarë për funrizim të pajisjes amerikane për nevojat e Forcave të armatosura të Ukrainës. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан