• четврток, 04 декември 2025

Mucunski në takim me delegacionin e Senatit spanjoll: Spanja mbetet mikja dhe mbështetësi ynë i fortë në rrugën drejt BE-së

Mucunski në takim me delegacionin e Senatit spanjoll: Spanja mbetet mikja dhe mbështetësi ynë i fortë në rrugën drejt BE-së

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski u takua sot në Shkup me një delegacion nga Senati spanjoll i përbërë nga senatorë - anëtarë të Komisionit për punëve të jashtme.

Siç njoftuan nga MPJTJ, ministri Mucunski shprehu kënaqësi për vizitën e cila paraqet konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve. Ai theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe dialogut të vazhdueshëm politik duke theksuar nevojën për kontakte më të shpeshta midis përfaqësuesve të dy parlamenteve, me pritjen se kjo dinamikë do të intensifikohet më tej periudhën e ardhshme.

"Duke folur për integrimin evropian, ministri theksoi se procesi duhet të jetë i parashikueshëm dhe i pangarkuar nga çështjet dypalëshe. Ai gjithashtu kujtoi lëshimet e bëra vitet e fundit dhe periudhën afatgjate që po kalon vendi ynë, duke theksuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht ndajnë vlerat evropiane", thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, senatorët nga Spanja konfirmuan se vendi i tyre mbetet një mik dhe mbështetës i fortë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe aspektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ata theksuan rëndësinë e integrimit të vendit në familjen evropiane, si bazë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Gjatë bisedës është theksuar edhe dinamika e shkëlqyer e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe potenciali për përmirësimin e mëtejshëm, me theks në ekonomi, investime, kulturë dhe turizëm. U vlerësua se ky takim, si dhe aktivitetet në kuadër të vizitës do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta miqësore midis dy vendeve”, thuhet në kumtesë.

Foto: MPJ TJ

Остани поврзан