Mucunski në Vilnus është takuar me homologun e tij lituanez Budris, tema të bisedës ishin BE, NATO dhe ngjarjet në Ukrainë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Lituani. Në kuadër të ditës së parë të vizitës, ai kishte takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Keshtutis Budris, kumtoi MPJdheTJ.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Lituani. Në kuadër të ditës së parë të vizitës, ai kishte takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Keshtutis Budris, kumtoi MPJdheTJ.
Të dy ministrat shprehën kënaqësinë që vizita po realizohet në vitin kur të dy vendet shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Njëherit, ata theksuan gatishmërinë e tyre për të promovuar partneritetin dhe bashkëpunimin në disa fusha me interes të ndërsjellë.
Bisedimet mbuluan një sërë temash, mes të cilave bashkëpunimin dypalësh, koordinimin brenda organizatave shumëpalëshe dhe partneritetin brenda NATO-s. Theks i veçantë u vu në integrimin evropian, duke nënvizuar nevojën për një angazhim të përbashkët dhe të shtuar për të përshpejtuar procesin, veçanërisht në dritën e presidencës së ardhshme lituaneze me Këshillin e BE-së.
Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Lituania, si dhe për solidaritetin dhe ndihmën që vendi mori pas zjarrit në Koçan.
Ministrat biseduan edhe për çështjet aktuale të sigurisë, duke përfshirë situatën në Ukrainë dhe sfidat që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin evropian në rajon, thuuhet në kumtesën nga MPJdheTJ. ls/
Foto: MPJdheTJ